Episodios

  • 1. Në Fillim duhet t’i njohim mëkatet tona në mënyrë që të shëlbehemi (Marku 7:8-9, Marku 7:20-23)
    Oct 14 2023

    Në fillim, do të doja të përcaktoja se çfarë është mëkati. Ka mëkate të përcaktuara nga Perëndia dhe ka mëkate të përcaktuara nga njerëzimi. Fjala mëkat në greqisht do të thotë “të mos qëllosh në shenjë”. Do të thotë të mos ta bësh një gjë ashtu siç duhet. Ne bëjmë mëkat në qoftë se nuk i ndjekim urdhërat e Perëndisë në mënyrë të drejtë. Në fillim le t’i hedhim një sy mëkateve ashtu siç përcaktohen ato nga njerëzimi.

     

    https://www.bjnewlife.org/ 

    https://youtube.com/@TheNewLifeMission 

    https://www.facebook.com/shin.john.35 

    Más Menos
    30 m
  • 2. Qeniet njerëzore janë mëkatarë të lindur (Marku 7:20-23)
    Oct 14 2023

    Para se të filloj, do të doja t’ju bëja një pyetje. Çfarë mendon për veten tënde? A mendon se je i mirë apo mendon se je i keq? Çfarë mendon?
    Të gjithë njerëzit jetojnë me iluzionet e tyre. Ndoshta nuk je aq i keq sa ç’mendon, por as edhe aq i mirë sa ç’mendon.
    Atëherë, kush mendon se do të kryesojë një jetë më të mirë të besimit? A do të jenë ata që e mendojnë veten si të mirë apo ata që e mendojnë veten si të këqinj?

     

    https://www.bjnewlife.org/ 

    https://youtube.com/@TheNewLifeMission 

    https://www.facebook.com/shin.john.35 

    Más Menos
    22 m
  • 3. A mund të shpëtohemi, nëse i bëjmë gjërat sipas ligjit? (Lluka 10:25-30)
    Oct 14 2023

    Lluka 10:28: “Bëje këtë dhe do të jetosh”.
    Njerëzit jetojnë me shumë iluzione të gabuara. Ata janë shumë të dobët, mashtrohen lehtësisht dhe nuk kanë dijeni të së keqes së tyre në këtë drejtim. Ata duket sikur janë të zgjuar në paraqitjen e jashtme. Ne kemi lindur pa e njohur veten, por akoma jetojmë sikur ta njihnim veten. Meqënëse njerëzit nuk e njohin veten, Bibla na thotë se ne jemi mëkatarë.
    Njerëzit flasin rreth ekzistencës së mëkateve të tyre. Dhe herë pas here, duket sikur njerëzit janë të paaftë për të bërë mirë dhe janë shumë të prirur për ta karakterizuar veten si të mirë. Ata duan të lavdërohen për punët e tyre të mira dhe t’i tregojnë ato. Ata thonë që janë mëkatarë, por veprojnë sikur të ishin shumë të mirë.

     

    https://www.bjnewlife.org/ 

    https://youtube.com/@TheNewLifeMission 

    https://www.facebook.com/shin.john.35 

    Más Menos
    41 m
  • 4. Shëlbimi i përjetshëm (Gjoni 8:1-12)
    Oct 14 2023

    Jezusi na dha Shëlbim të përjetshëm. Nuk ka asnjë në këtë botë që nuk mund të shëlbehet, nëse ai e beson Jezusin si Shpëtimtarin e vet. Ai na shëlbeu të gjithëve. Në qoftë se ka ndonjë mëkatar që është në agoni për mëkatet e tij, kjo ndodh sepse se ai nuk e kupton se si Jezusi e ka çliruar atë nga të gjitha mëkatet me anë të pagëzimit të Tij.
    Ne të gjithë duhet ta dimë dhe të besojmë në sekretin e shpëtimit. Jezusi i ka marrë përsipër të gjitha mëkatet tona me pagëzimin e Tij dhe ai ka mbartur gjykimin për mëkatet tona dhe pastaj vdiq në kryq për ne.

     

    https://www.bjnewlife.org/ 

    https://youtube.com/@TheNewLifeMission 

    https://www.facebook.com/shin.john.35 

    Más Menos
    58 m
  • 5. Pagëzimi i Jezusit dhe Shlyerja e Mëkateve (Mateu 3: 13-17)
    Oct 14 2023

    Zoti ynë Perëndi ka këputur prangat e mëkatit për të gjithë njerëzit. Të gjithë ata që punojnë nën mëkat janë skllevër. Me shëlbimin e tij Zoti ynë i këputi prangat në mënyrë të pastër. Ai i largoi të gjitha mëkatet tona. A ka ndonjë që akoma vuan nga mëkati?
    Ne duhet ta kuptojmë se lufta jonë kundër mëkatit ka përfunduar. Ne asnjëherë nuk duhet të vuajmë më nga mëkati. Skllavëria jonë me mëkatin mbaroi kur Jezusi na shëlbeu, të gjitha mëkatet mbaruan atëherë dhe aty. Të gjitha mëkatet tona janë shlyer nga Biri i Tij. Perëndia pagoi për të gjitha mëkatet tona me anë të Jezusit, i cili na çliroi, përgjithmonë.

     

    https://www.bjnewlife.org/ 

    https://youtube.com/@TheNewLifeMission 

    https://www.facebook.com/shin.john.35 

    Más Menos
    1 h y 35 m
  • 6. Jezus Krishti erdhi nga uji, Gjaku dhe Fryma (1 Gjoni 5:1-12)
    Oct 14 2023

    A erdhi Jezusi nga uji? Po, erdhi. Ai erdhi nga pagëzimi i Tij. Uji është pagëzimi i Jezusit nga Gjon Pagëzori në Lumin Jordan. Ishte pagëzimi i shëlbimit me të cilin Ai i hoqi të gjitha mëkatet e botës.
    A erdhi Jezusi nga gjaku? Po, erdhi. Ai erdhi në mishin e njeriut dhe u pagëzua që të hiqte të gjitha mëkatet e botës dhe pastaj bëri pagesën e mëkatit duke derdhur gjak në Kryq. Jezusi erdhi nga gjaku.

     

    https://www.bjnewlife.org/ 

    https://youtube.com/@TheNewLifeMission 

    https://www.facebook.com/shin.john.35 

    Más Menos
    1 h y 3 m
  • 7. Pagëzimi i Jezusit është simboli i shpëtimit për mëkatarët (1 Pjetri 3:20-22)
    Oct 14 2023

    Ne u lindëm në këtë botë, por Perëndia na njihte para se të vinim këtu. Ai e dinte që ne do të lindnim mëkatarë dhe na shpëtoi të gjithë ne besimtarëve nëpërmjet pagëzimit të Tij, i cili hoqi të gjitha mëkatet e botës. Ai i shpëtoi të gjithë besimtarët dhe i bëri ata njerëzit e Tij.
    E gjithë kjo është rezultat e mirësisë së Perëndisë. Ashtu siç thuhet te Psalmet: “Çfarë është njeriu që Ai të na mbajë mend ne?” Të shëlbyerit që janë shpëtuar nga të gjitha mëkatet janë përfituesit e dashurisë së Tij të veçantë. Ata janë fëmijët e Tij.

    https://www.bjnewlife.org/ 

    https://youtube.com/@TheNewLifeMission 

    https://www.facebook.com/shin.john.35 

     

    Más Menos
    32 m
  • 8. Ungjilli i shlyerjes së bollshme (Gjoni 13:1-17)
    Oct 14 2023

    Pse Jesusi ia lau këmbët Pjetrit një ditë para Pashkëve? Ndërsa po ia lante këmbët, Jezusi i tha: “Atë që bëj Unë ti tani nuk e kupton, por do ta marrësh vesh më pas”. Simon Pjetri ishte dishepulli më i mirë i Jezusit. Ai besonte se Jezusi ishte Biri i Perëndisë dhe dëshmoi se Jezusi ishte Krishti. Dhe Jezusi duhet të kishte patur një arësye të mirë për t’ia larë këmbët atij. Kur Pjetri rrëfeu besimin e tij se Jezusi ishte Krishti, ai deshte të thoshte se ai besonte që Jezusi ishte Shpëtimtari që do ta shpëtonte atë nga mëkatet e tij.

     

    https://www.bjnewlife.org/ 

    https://youtube.com/@TheNewLifeMission 

    https://www.facebook.com/shin.john.35 

    Más Menos
    2 h y 5 m