• Mrena Zemrës (URBAN FM)

  • De: URBAN FM
  • Podcast

Mrena Zemrës (URBAN FM)

De: URBAN FM
  • Resumen

  • Një prej mënyrave ma efikase për me zhvillu mentalitetin tonë është përmes pyetjeve. Kualiteti I pyetjeve që ja bojna vetës është pasqyre e kualiteti të mentalitetit qe e kemi.

    Pyetjet si:

    Qysh me u përballu me vështirësi?

    Çka është qëllimi I jetës?

    Qysh me fitu ma shumë pare n’Kosovë?

    Qysh me gjetë çfarë profesioni po du me u fokusu?

    Qysh me shku rregulisht n’fitness? ETJ....

    Esenca e këtij podcasti është me e zgjedhë një pyetje edhe me i hi thellit bashk me një mysafir edhe me I ndihmu audiencës me ide, me thellu pyetjet, edhe me marre perspektiva tjera. Në një far mënyre është për me i qitë pike – pyetjes.

    Bashkë me Mentor Didën çdo të hënë nga ora 10:30 deri në 11:30 në 103.5 dhe 105.5 në Urban FM

    Web: radiourban.fm

    URBAN FM
    Más Menos
Episodios
  • Ali Fraenkel - #23
    Dec 25 2023

    Çfarë mënyre e mirë me përfundu vitin me të dashurën e Mentorit, Ali Fraenkel. Mentori dhe Ali janë bashkë qe 8 vjet, që 2 vjet janë tu jetu në Kosovë. Marrëdhëniet romantike janë thellësi e zemrës kshtu që Ali ka qenë mysafirja ideale e Mentorit në këtë episodë. Qysh e navigon jetën Ali, lidhja e saj e veçantë me njerëzit, marrëdhënia e Mentorit me Alin dhe suporti që ia japin njëri-tjetrit kanë qenë vetëm disa nga temat e diskutuara. https://radiourban.fm/

    Más Menos
    1 h y 1 m
  • Teuta Ibriqaj - #22
    Dec 18 2023

    Në këtë episodë e kemi pasë të ftuar Teuta Ibriqaj, artiste që e krijon artin e saj në mënyre shumë interesante. Teuta është duke e përfundu doktoraturën për lidership të organizatave dhe menaxhimit të njerëzve, e qe një kohë të gjatë ka jetuar në mergatë. Rishtazi Tetua u kthye në Kosovë si pjesë e rrugëtimit të saj. Me Teutën kemi folë për fëmijërinë e saj, jetën jashtë Kosovës, artin, edukimin dhe shumë të tjera. Ndiqeni videon për më shumë.

    Web: radiourban.fm

    Más Menos
    1 h y 1 m
  • Blerina Livoreka - #21
    Dec 11 2023

    Përshëndetje shoqni, mirë se keni ardhë kudo që jeni. E dini që gjithmonë ju dërgojmë valë dashnie kudo që jeni. Sot e kemi të ftuar Blerina Livorekën. Blerina është mësuese e meditimit, ndërmarrëse sepse merr shumë iniciativa dhe instruktore e jogas. Sot do të flasim tema të mira e të thella si joga, aktiviteti fizik, balancimi i energjive, roli i gruas dhe babës në shoqëri. Për më shumë ndiqeni podcastin.

    Web: radiourban.fm

    Más Menos
    1 h y 7 m

Lo que los oyentes dicen sobre Mrena Zemrës (URBAN FM)

Calificaciones medias de los clientes

Reseñas - Selecciona las pestañas a continuación para cambiar el origen de las reseñas.