Një ngjarje dy të vërteta  Por  arte de portada

Një ngjarje dy të vërteta

De: Top Albania Radio
  • Resumen

  • Kush mendon se ka një të vërtetë, gabon. Mund të ketë një diell, një hënë e qiell, por jo një të vërtetë. Jetojmë në një kohë kur secili ka të vërtetën e tij. Madje jetojmë në një kohë kur për një ngjarje ka dy ose më shumë të vërteta. A nuk ndodh kështu kur dëgjojmë llogjet e politikanëve nëpër foltore, sukseset e dyshimta të qeverisë, apo premtimet butaforike të opozitës? A nuk e ndjejmë këtë te formalizmi shoqëror dhe konformizmi publik?! Nuk ndodh kështu kur flasim për rrugët, shkollat, shëndetin, rendin e sigurinë, ajrin, ujin, rregullin publik e pastërtinë?! Nuk ndodh kur humb jeta e një të riu në aksident apo krim, e një të moshuari në azil apo në harrim?! A nuk ndodh kështu kur raportojmë e flasim për paratë publike dhe ekonominë?! Gjetja e mesit të artë për të pretenduar se ka një të vërtetë është e barabartë me utopinë. Pra të gjitha këto dhe jo vetëm këto, kanë dy anët e medaljes dhe realitetit, njërin formal e tjetri prej vërteti, ky i dyti shpesh i pathënë, i mohuar apo shtrembëruar. Ndaj mëkati profesional na thërret në ndërgjegje që t’i themi disa të vërteta në realitetet e veta. Të vërteta që mund të jenë njëherësh tragjike, herë herë dramatike, por brenda fshehin edhe pjesën e tyre komike. Top Albania Radio sjell disa prej ngjarjeve që shënjojnë politikën, ekonominë, aktualitetin, artin dhe sportin në një këndvështrim me titull “Një ngjarje dy të vërteta”.
    © 2022 Top Albania Radio
    Más Menos
activate_primeday_promo_in_buybox_DT
Episodios
  • Divorci Meta-Kryemadhi dhe politika mes çifteve … – Një ngjarje dy të vërteta – 30/06/2024
    Jul 1 2024

    Kampionati Europian i Futbollit ‘Gjermani 2024’ është padyshim ngjarja që shënoi muajin qershor, me pjesmarrjen e Shqipërisë dhe legjendën e flokëve të Hysaj. Një “bombë” tjetër për shqiptarët ishte edhe divorci Meta-Kryemadhi i cili bart mistere dhe dritëhije të mëdha. Tashmë edhe mospërputhjet politike janë një shkak goxha i fortë për ndarjen e një çifti. Këto dhe shumë të tjera në lajmet e muajit qershor!

    Más Menos
    9 m
  • SPAK në aksion, Diaspora gëzon – Një ngjarje dy të vërteta – 02/06/2024
    Jun 3 2024

    Maji nisi më patriotik se kurrë me turin e diasporës së Kryeministrit Edi Rama. Një “sebep” për t’u mbledhur diku e për të bërë shqiponjën e për t’u larguar nga realiteti SPAK qe nuk po kursen askënd. Basha dhe Meta njëri në krevat e tjetri mbi paralele vijojnë të qetë aktivitetin e tyre. Këto dhe shumë të tjera në ngjarjet e muajit maj!

    Más Menos
    8 m
  • Ilir Meta kap ‘Prime”, Monika me “Zarf të Zi” – Një ngjarje dy të vërteta – 28/04/2024
    Apr 30 2024

    Prilli ishte muaji i rikthimit për çiftin Meta-Kryemadhi, të cilët janë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tyre kundër SPAK, por edhe për vetë marrëdhënien mes tyre. Nga ana tjetër Kryeministri Rama e ‘ka kapur’ me mediat italiane të cilat sipas tij kanë baltosur Shqipërinë. Këto e shumë të tjera ju presin në përmbledhjen e këtij muaji.

    Más Menos
    7 m

Lo que los oyentes dicen sobre Një ngjarje dy të vërteta

Calificaciones medias de los clientes

Reseñas - Selecciona las pestañas a continuación para cambiar el origen de las reseñas.