• Terminal (URBAN FM)

  • De: URBAN FM
  • Podcast

Terminal (URBAN FM)

De: URBAN FM
  • Resumen

  • Terminal Podcast eshte prodhim i Radio Urban FM dhe Innovation Centre Kosovo me qellim te promovimit te sektorit te Teknologjisë se Informacionit dhe Komunikimit (TIK), bizneseve startup, ndërmarrësisë, rolit te diasporës, profesionet ne sektorin e TIK, promovimi i tregimeve te suksesshme te kompanive dhe individeve, orientim ne karriere dhe tema sepecifike nga fusha e STEM (Science, Technology, Engineering and Mathematics).

    Ky podcast transmetohet live çdo të mërkurë nga ora 11:00 deri në 12:00 në Urban FM 103.5 dhe 105.5 FM. Gjithashtu, mund ta gjeni në të gjitha platformat e Urban FM online.

    URBAN FM
    Más Menos
Episodios
  • Milaim Rushiti - #33
    Aug 13 2024

    Mësimdhënësi nga Shtimja i cili e dhuroi tokën e trashëguar nga prindërit, për ndërtimin e Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar të parë të Kosovës, Milaim Rushiti, do të jetë personazh i episodit 33 të Podcast Terminal, nga ICK dhe Radio Urban FM. z. Rushiti, i cili poashtu e udhëheqë Klubin e Astronomisë Astronomy Outreach of Kosovo, së bashku me Pranvera Hysenin e shumë të tjerë, ka vite që mirren aktivitete të shumta në astronomi dhe vrojtim të gjithësisë. Kontributi i tyre në këtë fushë, është i jashtëzakonshëm. Observatorit dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës, u hap në Qershor të këtij viti, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

    Más Menos
    37 m
  • Blin Zeqiri - #32
    Aug 2 2024

    Në episodin i 2 i sezonës së 3 të Podcast Terminal po ju sjellim Blin Zeqirin nga Art House, DocMan, Paketos, i cili së fundmi është zgjedhur edhe President i Bordit të Odës Ekonomike Amerikane, @amchamkosovo. Jeta studentore në Angli, fillimet me Art House, familja, dështimet dhe mësimet jetësore, deri tek sukseset pas një pune të pandërprerë. Sezoni 3 i Podcast-it Terminal mbështetet nga @tiveinc, @pbc_kosove dhe @shkolladigjitaleofficial.

    Más Menos
    36 m
  • Krenar Komoni - #31
    Jul 16 2024

    Podcast Terminal rikthehet sonte fuqishëm me sezonin e tretë, eksluzivisht në Radio Urban Fm, si bashkëprodhim me Innovation Centre Kosovo (ICK). Në episodin hapës të sezonit më të ri, kemi kënaqësinë t'ju prezantojmë z. Krenar Komoni, themelues dhe CEO i kompanisë Tive, ndër kompanitë më të suksesshme të shqiptarëve nga diaspora, me një rritje jashtëzakonisht të shpejt.z. Komoni e ka filluar kompaninë më 2015, e cila sot ka vlerë mbi 300 milion euro, dhe punëson mbi 200 persona, 86 nga të cilët në zyren e tyre në Prishtinë.

    Një rrugëtim jo i lehtë, plot sfida, por edhe suksese. Të gjitha do të shpalosen sonte nga ora 21:00, në 103.5 & 105.5 fm dhe online në radiourban.fm

    Sezoni 3 i #Podcast Terminal mbështetet nga Tive, pbc dhe Shkolla Digjitale

    Más Menos
    45 m

Lo que los oyentes dicen sobre Terminal (URBAN FM)

Calificaciones medias de los clientes

Reseñas - Selecciona las pestañas a continuación para cambiar el origen de las reseñas.