• Confessions/Rrëfime (URBAN FM)

  • By: URBAN FM
  • Podcast

Confessions/Rrëfime (URBAN FM)

By: URBAN FM
  • Summary

  • Podcast për librin, për artin, për kulturën… Hiç i mërzitshëm, hiç i mangët, po goxha informativ edhe i këndshëm… Confessions/Rrëfime vjen tash e tutje në Urban FM 103.5 dhe 105.5 FM, çdo të enjte prej orës 13:30 - 14:30 me Arbër Selmanin , me personazhe që na tregojnë për botën e letërsisë edhe për faktin se qysh jeta e tyre rrotullohet rreth librit. Libri mundet me qenë miku ma i mirë në ditë të vështira, ose shpesh edhe vuajtja më e madhe në ditë më të lehta. Herave tjera, edhe ikje. Prej aktorëve, librarëve, botuesve, shkrimtarëve, kamarierëve, grave shtatzëna, aktivistëve…. të gjithë e kemi një lidhje morbide me librin. E pikërisht, pra, vjen një podcast kulturor, në Urban FM, sepse edukojmë e ndërrojmë mentalitet.

    URBAN FM
    Show more Show less
Episodes
  • Rron Gjinovci - #40
    Mar 14 2024

    E përmbyllim sezonën e parë të 'Confessions/Rrëfime' me Rron Gjinovcin. Flasim për librin, letërsinë, udhëtimet, arkitekturën, jo duke bërtitur por duke diskutuar me produktivitet e me pozitivitet. Rroni, aktivist i shoqërisë civile, punon shumë në fushën e arsimit në Kosovë, çka nuk mbetet jashtë bisedës së përbashkët në këtë podcast ku Rroni vjen i këndshëm, profesional, e patjetër edhe kritik. https://radiourban.fm/

    Show more Show less
    49 mins
  • Halil Asllani - #39
    Mar 7 2024

    Derisa po afrohemi në fundin e sezonës së parë të 'Confessions/Rrëfime', e sjellim Halil Asllanin - profesor i gjuhës angleze për qëllime specifike: nëse doni me e mësu anglishten për gazetari, apo për një aplikim specifik, për inxhinieri, për një rast të veçantë... Halili na flet edhe për letërsinë angleze dhe për mundësitë që sot i vijnë atij e asaj që e flet mirë gjuhën angleze. https://radiourban.fm/

    Show more Show less
    55 mins
  • Gëzim Aliu - #38
    Feb 29 2024

    Gëzimi është profesor i asocuar në Universitetin e Prishtinës. Ai merret me studime, me publicistikë e me letërsi, dhe në këtë episod të podcastit na zbulon më shumë për krijimtarinë e tij por edhe për gjendjen e librit në Kosovë. Flasim me Gëzimin për njeriun e ndriçuar, njeriun e iluminuar, për prozën e autorit, për dëshirën e brendshme për komunikim, për të ardhmen, për autorët e tij të preferuar. https://radiourban.fm/

    Show more Show less
    44 mins

What listeners say about Confessions/Rrëfime (URBAN FM)

Average customer ratings

Reviews - Please select the tabs below to change the source of reviews.