Episodes

  • Let Pages Take You Places - Eralda Baze, prezantimi i romanit "Zambaku i kanionit"
    Dec 1 2023

    E ftuar në bibliotekën tonë shkrimtarja Eralda Baze për të prezantuar romanin e saj të ri “Zambaku i kanionit”. Shkrimtarja iu përgjigj pyetjeve që nxënësit kishin përgatitur pas leximit të romanit dhe biseda rrodhi natyrshëm në një atmosferë të ngrohtë, nën tingujt shoqërues të muzikës. Në fund shkrimtarja nënshkroi librat e saj për nxënësit pjesëmarrës dhe la dy kopje te shtëpia e librave shtegtarë në hyrje të shkollës për të nisur udhëtimin e tyre të lirë si libra bookcrossing. Gjithashtu na dha edhe lajmin e mirë që shtëpia botuese e romaneve të saj, Schnell, do të dhurojë nga dhjetë kopje të çdo botimi për fondin e bibliotekës sonë. CREDITS LET PAGES TAKE YOU PLACES - E11 ME ERALDA BAZEN nëntor 2023 Ideja: R. Naço, E. Rusi Moderimi: I. Kordha, E. Stavre Pyetjet: Ivana Vasili, Roksana Vasili, Eni Zheku E ftuar: Eralda Baze Foto/video: A. Lime, K. Shkurti, E. Nako Lexime: A. Leska, S. Qafëzezi, A. Dimo Muzika: I. Pashko, K. Tare

    Show more Show less
    1 hr and 2 mins
  • Kafe me Buxatin (Let Pages Take You Places, E10)
    Nov 23 2023

    Në kuadër të muajit të letërsisë, menduam të sjellim në një formë të re përditshmërinë tonë. Në vend të një kafeje me miqtë, menduam të sjellim një kafe me Buxatin. E quajtëm pikërisht kështu, sepse duam që të jetë një bisedë e lirë më tepër se një diskutim shkollor. Zgjodhëm Buxatin, sepse është thuajse i panjohur për moshën tonë. Dhe nëse pas kësaj bisede do keni kuriozitetin ta lexoni atë, atëherë ia kemi arritur qëllimit. E zgjodhëm edhe sepse është nga të paktët, në mos i vetmi përfaqësues i realizmit magjik në Evropë dhe alegoria e veprës së tij mbetet gjithmonë aktuale Edhe pse vepra më e rëndësishme e tij mbetet një roman, “Shkretëtira e tartarëve”, ai bëhet i njohur me prozën e shkurtër. Dhe ç’është e vërteta, nëse do të hysh në botën e Buxatit, tregimet e tij të shkurtra janë porta e duhur për ta bërë këtë. Prandaj dhe ne sot kemi zgjedhur të merremi pikërisht me tregimet e tij. Disa grupe nxënësish nga dy maturat A dhe C, si dhe nga klasat e 11-të A dhe B morën secili nga një tregim të tij dhe do të na flasin për të duke u munduar të na futin në botën magjike të Buxatit. Një botë që është si kjo e jona, ose të paktën kështu duket, por që në çdo moment ose në çdo hap të ri që hedh mund të futesh në një tjetër dimension magjik. Në një botë ku ti, si përditë, hyn në ashensor për të zbritur në katin e parë, por ashensori zbret e zbret e nuk ndalon, sikur po shkon në qendër të ferrit... Ku një vajzë që hidhet nga qiellgërvishtësi vajzë, arrin poshtë dhe përplaset në trotuar plakë... Ku bisha mitike të vihen pas e të ndjekin deri në fund të botës, deri në fund të jetës... Ideja dhe realizimi: Elena Zguri, Rezar Naco, Gerti Dallto Prezantuan: Elira Stavre, Idina Kordha Prezantuan tregimet: PELERINA: Laura Guri, Grejsi Profti, Anxhelin Xega KOLOMBREJA: Anika Hali, Doris Milo, Melisa Dautllari TREN PA NDALESA: Nelsi Koçibelli, Sonja Myftaraj, Sindi Meço SHTATË KATE: Teodor Mosko, Kejsi Tare, Mikail Lipi GRUAJA ME FLATRA: Adeliona Hasankolli, Julisa Zenel, Joana Poçari Lexuan tregimet: Sara Qafëzezi, Anja Leska, Saviol Shkëmbi Teknika dhe veshja muzikore: Aleks Lime, Kostandin Shkurti, Ilina Pashko Gjimnazi "Raqi Qirinxhi, mjedisi i bibliotekës Korçë, nëntor 2023

    Show more Show less
    33 mins
  • Let pages take you places, E 9 - Intervistë me Gledis Bica dhe Ajsela Vojka
    Sep 24 2023

    Intervistë me organizatorët e Festivalit të Filmit të shkurtër KO:SH FILM FEST, Gledis Bica dhe Ajsela Vojka. Flasim për filmin me metrazh të shkurtër, historinë e festivalit, organizimin, kriteret, pjesëmarrjen dhe shumë të tjera tema interesante CREDITS Ideja, teksti dhe pyetjet e intervistës: Rezar Naco, Idina Kordha, Elira Stavre Intervistuan: Idina Kordha, Elira Stavre Përpunimi teknik: Rezar Naco Music credits: Funny Side Up

    Show more Show less
    25 mins
  • Un court entretien avec l'attaché français d'Albanie (Një intervistë e shkurtër me Atasheun francez në Shqipëri)
    May 8 2023

    L'attaché français d’Albanie est venu visiter le studio de podcast et a été surpris par les filles de "Let pages take you places" avec une interview flash. Atasheu francez në Shqipëri erdhi për të vizituar studion e Podcast Juvenis dhe u surprizua nga vajzat e “Let pages take you places” me një intervistë rrufe. https://www.juvenispodcast.weebly.com/

    Show more Show less
    4 mins
  • Let pages take you places, E 8 - Intervistë me Eris Lazrin
    Apr 30 2023

    https://www.juvenispodcast.weebly.com/ Intervistë me Eris Lazrin, bashkëthemeluesin e platformës së trajnimeve në shqip mamir.al. Erisi flet për lindjen e idesë fillestare, për funksionimin e platformës, si kjo platformë synon të ndihmojë studentët dhe jep disa këshilla për maturantët që do të bëhen studentë. CREDITS Ideja, teksti dhe pyetjet e intervistës: Idina Kordha, Elira Stavre Intervistuan: Idina Kordha, Elira Stavre Përpunimi teknik: Rezar Naco Fotografia: Aleks Lime Music credits: Funny Side Up

    Show more Show less
    30 mins
  • Intervistë me aktorët e komedisë "Shfaqja që shkon ters"
    Feb 15 2023

    Intervistë me nxënësit aktorë të komedisë "Shfaqja që shkon ters", Ergis Dervishi, Marjus Hajdajar, Jorgo Çaushi, Brisilda Hoxhalli, Ildiana Teneqexhi, Dhionis Vitollari dhe Sandri Zavalani.

    CREDITS

    Ideja, teksti dhe pyetjet e intervistës: Idina Kordha, Elira Stavre, Rezar Naco
    Intervistuan: Idina Kordha, Elira Stavre
    Përpunimi teknik: Rezar Naco
    Fotografia: Aleks Lime
    Music credits:

    • Funny Side Up
    Show more Show less
    22 mins
  • Intervistë me aktorët e komedisë "Madhështia e marrëzisë"
    Nov 6 2022
    Intervistë me aktorët e komedisë "Madhështia e marrëzisë", Denis Kurushi dhe Ermir Hoxhaj.
    Show more Show less
    29 mins
  • Intervistë me regjisorin dhe aktorët e komedisë "Kjo rinia jonë"
    Sep 20 2022

    Intervistë me regjisorin dhe aktorin e komedisë së zezë "Kjo rinia jonë", Silvio Goskova, me asistentin Ergis Dervishi dhe dy aktorët Juxhin Plovishti e Denada Llanaj.

    CREDITS

    Ideja, teksti dhe pyetjet e intervistës: Idina Kordha, Elira Stavre, Rezar Naco
    Përpunimi teknik: Rezar Naco
    Fotografia: Aleks Lime
    Music credits:

    • Funny Side Up
    Show more Show less
    25 mins