Episodios

  • Malsor Gjonbalaj - #13
    Jun 20 2024

    Një nga futbollistët më të mirë të gjeneratës së tij dhe aktualisht profesor në fakultetin e edukimit fizik, Malsor Gjonbalaj është mysafiri i radhës në podcastin n'Zhveshtore për të diskutuar për eksperiecën e tij si futbollist në kohën e para luftës dhe pas luftës. Gjithashtu ai flet edhe për angazhimin e tij për të pasur edhe një karrierë akademike pas përfundimit të jetës aktive në sport. Këto dhe shumë gjera të tjera mundi ti mësoni në episodin e 13-të

    Más Menos
    1 h y 2 m
  • Qeqa Krelani - #12
    Jun 20 2024

    Qeqa Krelani është mysafire në epodcastin n’Zhveshtore. Me njëren prej gazetareve të para të sportit do të diskutojmë për këtë profesion por edhe tema te tjera nga futbolli vendor dhe ndërkombëtarë. Si u bë Qeqa gazetare e më vonë edhe komentatore e futbollit? Si u takua me njërin nga trajnerët më të mirë në botë Pep Guardiola

    Más Menos
    1 h y 8 m
  • Artan Verbica - #11
    Jun 20 2024

    Artan Verbica në rolin e matchmaker e menaxherit të boksit, vjen për të disktuar për këtë sport i cili është një nga më të popullarizuarit. Kush ishin boksierët të cilat i ka takua personalisht Verbica? Cilët janë boksierët qa i menaxhon? Kush është boksieri më mirë shqiptar i gjitha kohërave? E kuptoni në podcastin n’Zhveshtore në episodin e 11-të.

    Más Menos
    1 h y 11 m
  • Bujar Shabani - #10
    May 22 2024

    Profesor, Doktor Bujar Shabani (Ortoped) në podcastin n’Zhveshtore diskton për punën e tij si profesionist pasi ai është pjesë e sportit duke qenë ortoped i kombëtares se Kosovës U19 në futboll, teksa është edhe në mesin e mjekëve nga e gjithë bota që do të jenë pjesë e stafit të Lojerave Olimpike Parisi 2024. Poashtu mësojmë edhe arsyjet e lëndimeve në gju, të cilat janë bërë të shpeshta në futboll. Gjitha këto i mësoni në episodin e 10-të.

    Más Menos
    50 m
  • Gramoz Vokrri - #09
    May 22 2024

    Gramoz Vokrri vjen në episodin e 9-të në podcastin n’Zhveshtore,numër që dikur mbante babi i tij , legjenda e futbollit të Kosovës dhe ish presidenti i federates se futbollit, që mundësoi pranimin e FFK-së në Uefa dhe Fifa. Si ishte i ndjeri Fadil Vokrri në kohën e procesit të pranimit.

    Más Menos
    1 h y 8 m
  • Anel Rashkaj - #08
    May 2 2024

    Ish kapiteni i parë i Kosovës pas pranimit në UEFA dhe FIFA, Anel Rashkaj në podcastin n’Zhveshtore diskuton për jetën dhe karrierën e tij. Shperngulja nga Kosova në Suedi, shiritin i kapitenit në ndeshjen e parë të Kosovë pas lejimit për të zhvilluar ndeshje zyrtare, e detaje tjera interesante i kuptoni në episodin e 8-të https://radiourban.fm

    Más Menos
    58 m
  • Gazmend Husaj - #07
    May 2 2024

    Volejbollisti më I mirë kosovar, Gazmend Husaj në podcastin n'Zhveshtore ulet per te disktuar me Jon Ajetin për karrierën e tij të begatshme në klube të njohura në Evrope e deri në Arabi. Si u bë që Husaj të përfaqësoj Shqipërinë dhe rikthimi i tij ne Kosovë, e mësoni në episodin e 7-të.

    Más Menos
    54 m
  • Florent Hasani - #06
    Apr 18 2024

    Florent Hasani vjen në epsiodin e 6-të në podcastin N'Zhveshtore për të diskutuar për karrierën e tij në Kosovë transferimin e parë jashtë vendit eksperiencat në klubet e ndryshme në Evropë, e debutimin te kombëtarja e Kosovës https://radiourban.fm

    Más Menos
    44 m