• Divorci Meta-Kryemadhi dhe politika mes çifteve … – Një ngjarje dy të vërteta – 30/06/2024
    Jul 1 2024

    Kampionati Europian i Futbollit ‘Gjermani 2024’ është padyshim ngjarja që shënoi muajin qershor, me pjesmarrjen e Shqipërisë dhe legjendën e flokëve të Hysaj. Një “bombë” tjetër për shqiptarët ishte edhe divorci Meta-Kryemadhi i cili bart mistere dhe dritëhije të mëdha. Tashmë edhe mospërputhjet politike janë një shkak goxha i fortë për ndarjen e një çifti. Këto dhe shumë të tjera në lajmet e muajit qershor!

    Show more Show less
    9 mins
  • SPAK në aksion, Diaspora gëzon – Një ngjarje dy të vërteta – 02/06/2024
    Jun 3 2024

    Maji nisi më patriotik se kurrë me turin e diasporës së Kryeministrit Edi Rama. Një “sebep” për t’u mbledhur diku e për të bërë shqiponjën e për t’u larguar nga realiteti SPAK qe nuk po kursen askënd. Basha dhe Meta njëri në krevat e tjetri mbi paralele vijojnë të qetë aktivitetin e tyre. Këto dhe shumë të tjera në ngjarjet e muajit maj!

    Show more Show less
    8 mins
  • Ilir Meta kap ‘Prime”, Monika me “Zarf të Zi” – Një ngjarje dy të vërteta – 28/04/2024
    Apr 30 2024

    Prilli ishte muaji i rikthimit për çiftin Meta-Kryemadhi, të cilët janë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tyre kundër SPAK, por edhe për vetë marrëdhënien mes tyre. Nga ana tjetër Kryeministri Rama e ‘ka kapur’ me mediat italiane të cilat sipas tij kanë baltosur Shqipërinë. Këto e shumë të tjera ju presin në përmbledhjen e këtij muaji.

    Show more Show less
    7 mins
  • Bashkia ‘e ndaluar’ e Himarës dhe zarfi i zi për Ramën – Një ngjarje dy të vërteta – 31/03/2024
    Apr 1 2024

    Janari do të njihet si muaji i dashurisë së ballkonit. I ndodhur në arrest shtëpie për aferën e çështjes “Partizani”, Sali Berisha ka gjetur prehje tek ballkoni i tij. Natë për natë sapo bie muzgu, ai del në ballkon me megafon dhe komunikon nga larg me adhuruesit e tij. Ligjeratat e dashurisë, optimizmit e shpresës përlotin sytë e tyre çdo mbrëmje duke mos patur mundësinë ta përqafojnë apo t’i puthin duart. Një histori e dhimbshme dashurie, por aq sa prekëse.

    Show more Show less
    6 mins
  • Janar i ftohtë politik – Një ngjarje dy të vërteta – 04/02/2024
    Feb 5 2024

    Janari do të njihet si muaji i dashurisë së ballkonit. I ndodhur në arrest shtëpie për aferën e çështjes “Partizani”, Sali Berisha ka gjetur prehje tek ballkoni i tij. Natë për natë sapo bie muzgu, ai del në ballkon me megafon dhe komunikon nga larg me adhuruesit e tij. Ligjeratat e dashurisë, optimizmit e shpresës përlotin sytë e tyre çdo mbrëmje duke mos patur mundësinë ta përqafojnë apo t’i puthin duart. Një histori e dhimbshme dashurie, por aq sa prekëse.

    Show more Show less
    7 mins
  • Dhjetori i furishëm dyerve të gjykatave, si u mbyll viti 2023?!
    Dec 31 2023

    Viti 2023 nisi kaos me parlament dhe për ironi me kaos po mbyllet. Ngjarjet e pazakonta në politikë, shoqëri e kulturë nuk munguan as këtë muaj të fundit të 2023-shit. Sali Berisha padyshim mbetet kryefjalë për shkak të hetimeve të SPAK për çështjen ‘Partizani’. Marrëveshja e emigrantëve me Italinë që po mbahet pezull nga Gjykata Kushtetuese është jo më pak e rëndësishme.

    Show more Show less
    6 mins
  • ‘Krushqit’ afrikanë në Lezhë dhe “fshesa” e SPAK – Një ngjarje dy të vërteta – 26/11/2023
    Nov 27 2023

    Marrëveshja Shqipëri – Itali për refugjatët, e nënshkruar disi ‘në fshehtësi’ mes Kryeministrave Rama – Meloni padyshim që trazoi poltikën por edhe shoqërinë shqiptare. Ku do të strehohen emigarantët nga Afrika? Janë vetëm burra apo gra? Do rrinë apo do ikin? Kush do t’i mbajë me bukë etj, janë disa nga pyetjet që të gjithë u munduan t’i jepnin përgjigje. Nga ana tjetër flakadanët dhe tymyeset që ishim mësuar t’i shikonim në stadium, përfunduan në një sallë më të vogël atë të parlamentit. Kaos, karrige përmbys, hyrje nga dritaret e përjashtime nga salla ishin imazhet qe na kanë shoqëruar çdo fillim jave. Sali Berisha mes prokurorisë dhe dirigjimit të kaosit padyshim që është një orkestrues i zoti. SPAK ndërkohë e ka lëshuar dorën fare, operacione me të arrestuar të rëndësishëm po mbahen thuajse çdo javë, saqë frika është evidente në çdo qytet, tek ata që kanë bërë zarar. Ama një festë e kishim, Shqipëria zyrtarisht në Euro 2024. Të paktën vitin e ardhshëm do kemi me ça të merremi ca muaj, shyqyr jo me politikë.

    Show more Show less
    6 mins
  • Opozita paralajmëron protesta, çfarë po ndodh me aktualitetin në Shqipëri? – Një ngjarje dy të vërteta – 29/10/2023
    Oct 31 2023

    Arrestimi i dhëndrit të ish-Kryeministrit Berisha ka trazuar politikën shqiptare dhe jo vetëm. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë edhe me ish-Kryeministrin, emri i të cilit shfaqet në dosje. Por një gjë është e sigurt, peshqit e mëdhenj po dalin pak nga pak në sipërfaqe. Teksa SPAKU po jep shenja jete, në Shqipëri u mbajt edhe Samiti i Procesit të Berlinit, për herë të parë u zhvillua në Tiranë, jashtë një vendi të BE-së. Megjithatë më shumë se sa vendimet, në samit u vu re ushqimi, pikturat e Kryeministrit Rama e shumë ‘lajle e lujle’ që e karakterizuan atë, asgjë konkrete, asnjë vendim, asnjë nënshkrim. Kemi thënë që dimri po vjen, presim nëntorin tani…

    Show more Show less
    5 mins