Episodios

  • Vala Pupovci (Solo) Q&A - #12
    Nov 24 2023

    Në epizodën e fundit të sezonës së parë të podcastit Nutricione, ju kemi përgjigjur pyetjeve më të zakonshme lidhur me të ushqyerit. Disa nga pyetjet që janë përzgjedhur lidhen me dietën vegjetariane, shëndetin e tiroidesë, rezistencën ndaj insulinës, dhe të ushqyerit gjatë menopauzës.

    Web: radiourban.fm

    Más Menos
    54 m
  • Vala Pupovci (Solo) - #11
    Nov 17 2023

    Agjërimi i ndërprerë ka marrë shumë vëmendje viteve të fundit për shkak të përparësive shëndetësore që ofron. Kryesisht, benefitet shëndetësore të agjërimit të ndërprerë lidhen me faktin se ndikon në procesin e autofagjisë dhe orën tonë të brendshmë biologjike (ritmin cirkadian), si rrjedhojë e së cilës shihen përmirësime në ndjeshmërinë ndaj insulinës, parandalimin e sëmundjeve të ndryshme kronike dhe rritjen e jetëgjatësisë. Prandaj, në epizodën 11 diskutohet çka është agjërimi i ndërprerë, format e ndryshme se si mund të praktikohet dhe përparësitë shëndetësore të agjërimit të ndërprerë.

    Web: radiourban.fm

    Más Menos
    42 m
  • Dietat detoks (Solo) - #10
    Nov 10 2023

    Interneti, rrjetet sociale dhe mediat tjera janë platformë shumë e mirë për t’u informuar për tema të ndryshme. Mirëpo, shpesh herë, njerëzit bijnë pre e keqinformimit nga këto platforma, si pasojë e shpërndarjes së informatave të gabuara dhe të pabaza, nga personat që nuk janë të fushave. Prandaj,ne Epizodën 10 diskutoj 5 mitet më të zakonshme që lidhen me të ushqyerit, si dhe tregoj pse ato nuk qëndrojnë.

    Web: radiourban.fm

    Más Menos
    44 m
  • Rita Parashumti - #09
    Nov 3 2023
    Zorrët, e njohura si ‘truri i dytë’ deri vonë janë njohur për faktin se ndihmojnë në tretjen dhe absorbimin e ushqimit, mirëpo studimet e reja po shohin se mikrobiota (flora bakteriale) e zorrëve luan rol në shëndetin, jo vetëm lidhur me tretjen, por edhe me sistemin imunitar, sëmundjet autoimune, kardiovaskulare, diabetin, kancerin e madje edhe shëndetin mendor. Prandaj, kohëve të fundit për përmirësimi i tretjes është temë e përfolur. Në këtë epizodë diskutojmë me Riten problemet e zakonshme të zorrëve (konstipacioni, sindroma e zorrës së irrituar, fryerje, SIBO (rritje e tepërt e baktereve në zorrën e hollë). Cilat janë simptomat e secilës prej këtyre, si mund të diagnostikohen dhe si parandalohen/trajtohen. Rëndësia e fibrave, probiotikëve në shëndetin e zorrëve, si dhe FODMAPS (lloje të karbohidrateve të cilat fermentohen në zorrë dhe shkaktojë simptoma te personat me ndonjërën nga këto probleme). Web: radiourban.fm
    Más Menos
    1 h
  • Dietat, cikli kufizim – teprim, qysh me ju çasë urisë? - #08
    Oct 27 2023
    Dietat ekzistojnë prej vitit 1860, ndërkaq mbipesha dhe obeziteti vjen çdo vit duke u rritë. Statistikat thojnë që 80% e njerëzve që e mbajnë dietë dhe humbin peshë, e rikthejnë peshën e humbur. Kjo për shkak se dietat në thelb kanë kufizimin, i cili në një moment njerëzit i demotivon, si pasojë e së cilës, i kthehen shprehive të vjetra të të ushqyerit. Çasja e ime gjithmonë ka qenë balansi – të edukohemi rreth mënyrës së të ushqyerit, pa kufizu apo ndalu ushqimet të cilat na pëlqejnë. Prandaj, në Epizodën 8 të podcastit Nutricione, diskutoj për dietat kufizuese, mënyrën se si ndikojnë ato në gjendjen tonë emocionale si dhe mënyrën se si shpesh herë, pikërisht këto dieta shkaktojnë mendime obsesive për ushqimin dhe peshën tonë trupore. Web: radiourban.fm
    Más Menos
    42 m
  • Dr. Ilir Kurtishi - #07
    Oct 20 2023
    Kanceri është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë, dhe numri i rasteve për kancer vazhdon të rritet, që shkakton dëmtime të jashtzakonshme fizike, emocionale dhe financiare te njerëzit, familjet, komunitetet dhe sistemet shëndetësore. Zbulimi sa më i hershëm i kancerit, i rritë shansat për shërimin e tij, dhe mbijetesën e personit. Muaji tetor shënohet si muaji për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, ku vazhdimisht flitet për kancerin, zbulimin e tij të hershëm, simptomat dhe parandalimin. Prandaj, me Dr. Ilir Kurtishin, i cili është onkolog flasim për kontrollat që duhet bërë në mënyrë rutinore sipas moshës dhe gjendjes shëndetësore, si dhe simptomat që duhet të kemi parasysh. Gjithashtu, flasim për faktorët jetësorë që rrisin apo zvogëlojnë rrezikun për kancer, përfshirë peshën, aktivitetin fizik, shprehitë ditore dhe mënyrën e të ushqyerit.Web: radiourban.fm
    Más Menos
    56 m
  • Dieta ketogjenike - #06
    Oct 13 2023
    Dieta ketogjenike është dietë e cila ka sasi të lartë të yndyrës, mesatare të proteinave, dhe sasi të ulët të karbohidrate. Ka vëmendje të madhe viteve të fundit, kryesisht për efektin që e ka në humbjen e peshës, por gjithashtu edhe për shkak të sugjerimeve se mund të ndihmojë në kontrollimin e sheqerit dhe yndyrës në gjak. Për shumicën e njerëzve, dieta ketogjenike do të thotë se duhen bërë ndryshime shumë të mëdha në dietat e tyre. Prandaj, në këtë epizodë të podcastit Nutricione, flas për studimet që janë bërë lidhur me dietën ketogjenike, shpesh herë duke e krahasuar atë me një dietë të zakonshme të balansuar. Web: radiourban.fm
    Más Menos
    39 m
  • Brikena Krasniqi - Hoti #05
    Oct 6 2023
    Çrregullimet në të ngrënë janë ma të zakonshme sesa që na mendojmë. Shumica kemi njohuri për anoreksinë dhe buleminë, mirëpo çrregullimi më i zakonshëm në të ngrënë është binge eating disorder, kur një person, në mënyrë të pakontrollueshme konsumon sasi shumë të madhe të ushqimit. Pamja e jashtme nuk është gjithmonë indikator se një person ka çrregullim në të ngrënë, por marrëdhënia dhe përjetimi lidhur me ushqimin mund të jetë indikator. Me psikologen klinike, Brikena Krasniqi - Hoti diskutojmë për llojet e ndryshme të çrregullimeve në të ngrënë, dallimet, faktorët që kontribuojnë në zhvillimin e çrregullimeve të tilla, si flasin çrregullimet e tilla te këta njerëz, dhe se si ne i qasemi problemeve të tilla me klientët tanë. Web: radiourban.fm
    Más Menos
    1 h