• Nutricione (URBAN FM)

  • By: URBAN FM
  • Podcast

Nutricione (URBAN FM)

By: URBAN FM
  • Summary

  • Podcasti Nutricione me Vala Pupovcin ka për qëllim zhvillimin e diskutimeve të ndryshme lidhur me shëndetin e njeriut, me fokus në ndikimin e të ushqyerit në shëndetin. Do të diskutohen tema shumë interesante lidhur me zhvillimet më të reja të kësaj fushe, gjithmonë duke u bazuar në hulumtime shkencore, dhe jo në eksperienca apo mendime personale. Do të ketë të ftuar nga profesione të ndryshme shëndetësore, përfshirë mjekë, farmacistë dhe psikologë, me qëllimin e dhënies së informatave të sakta nga profesionistët e fushës.

    Çdo të premte prej orës 10:30 - 11:30 me Vala Pupovcin në Urban FM 103.5/105.5FM

    radiourban.fm

    URBAN FM
    Show more Show less
Episodes
  • Vala Pupovci (Solo) Q&A - #12
    Nov 24 2023

    Në epizodën e fundit të sezonës së parë të podcastit Nutricione, ju kemi përgjigjur pyetjeve më të zakonshme lidhur me të ushqyerit. Disa nga pyetjet që janë përzgjedhur lidhen me dietën vegjetariane, shëndetin e tiroidesë, rezistencën ndaj insulinës, dhe të ushqyerit gjatë menopauzës.

    Web: radiourban.fm

    Show more Show less
    54 mins
  • Vala Pupovci (Solo) - #11
    Nov 17 2023

    Agjërimi i ndërprerë ka marrë shumë vëmendje viteve të fundit për shkak të përparësive shëndetësore që ofron. Kryesisht, benefitet shëndetësore të agjërimit të ndërprerë lidhen me faktin se ndikon në procesin e autofagjisë dhe orën tonë të brendshmë biologjike (ritmin cirkadian), si rrjedhojë e së cilës shihen përmirësime në ndjeshmërinë ndaj insulinës, parandalimin e sëmundjeve të ndryshme kronike dhe rritjen e jetëgjatësisë. Prandaj, në epizodën 11 diskutohet çka është agjërimi i ndërprerë, format e ndryshme se si mund të praktikohet dhe përparësitë shëndetësore të agjërimit të ndërprerë.

    Web: radiourban.fm

    Show more Show less
    42 mins
  • Dietat detoks (Solo) - #10
    Nov 10 2023

    Interneti, rrjetet sociale dhe mediat tjera janë platformë shumë e mirë për t’u informuar për tema të ndryshme. Mirëpo, shpesh herë, njerëzit bijnë pre e keqinformimit nga këto platforma, si pasojë e shpërndarjes së informatave të gabuara dhe të pabaza, nga personat që nuk janë të fushave. Prandaj,ne Epizodën 10 diskutoj 5 mitet më të zakonshme që lidhen me të ushqyerit, si dhe tregoj pse ato nuk qëndrojnë.

    Web: radiourban.fm

    Show more Show less
    44 mins

What listeners say about Nutricione (URBAN FM)

Average customer ratings

Reviews - Please select the tabs below to change the source of reviews.